Presidentja Osmani takohet me kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albrigbht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim krye-shefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albrigbht. Në këtë takim Presidentja Osmani me Albright ka biseduar rreth zbatimit të marrëveshjes historike për programin Kompakt më MCC-në, në vlerë prej 236 dollarësh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me krye-shefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albrigbht





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albrigbht. Presidentja Osmani në takim me Albright kanë biseduar rreth zbatimit të marrëveshjes historike për programin Kompakt më MCC-në, në vlerë prej 236 dollarësh.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidentja Osmani nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook, ku ka thënë “Jemi gjithnjë krenarë me partneritetin e palëkundur në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Një takim i përzemërt e përmbajtjesor sot me krye-shefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright. Diskutuam për zbatimin e marrëveshjes historike për programin Kompakt me MCC-në, në vlerë prej 236 milion dollarësh i cili është investimi më i madh në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës nga partneri ynë strategjik, ShBA-të”, ka shkruar Osmani.

Alcie Albright është e vajza e ish-sekretarë së Shtetit amerikan, Madeleine Albright, e për këtë presidentja Osmani ka ndarë një mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të nënës së saj, për lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani (djathtas) dhe krye-shefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albrigbht (majtas)

“Nuk mund të përmbyllej ky takim pa një mirënjohje të thellë të cilën ia shpreha znj. Albright në emër të popullit të Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm të nënës së saj, ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, për lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë”, ka përfunduar Osmani.





Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika