Escobar të mërkurën në Kosovë, pritet të takohet me krerët opozitarë

Emisari amerikan, Gabriel Escobar këtë të mërkurë do të jetë për vizitë në Kosovë. Sipas burimeve të RTV Dukagjini, ai do të takohet me krerët e partive opozitare

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar





I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë në Kosovë të mërkurën e 19 tetorit.

Sipas burimeve të RTV Dukagjini, Escobar pritet t’i takojë krerët e partive opozitare.

Ndryshe, më 23 gusht, emisari amerikan Escobar është takuar me liderët e partive opozitare në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në këto takime, Escobar kishte kërkuar që përshkallëzimi i situatës së 31 korrikut në veri të evitohet, duke u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare.

Vizitat e emisarëve në Kosovë janë bërë të shpeshta në muajt e fundit.

Para disa ditësh, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ishte për vizitë në Kosovë.

Lajçak ishte pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, ai ka thënë se është diskutuar për dialogun dhe se është mirë që të ketë progres dhe normalizim në dialogun Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse do ta zhvendosin vëmendjen prej dialogut.

 

 





Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika