Ronaldo i jep fund heshtjes, reagon pas përjashtimit nga ndeshja me Chelsean

Manchester United ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e fundjavës ndaj Chelseas. Në lidhje me këtë, ka reaguar Ronaldo duke thënë se do të vazhdojë të punojë shumë në Carrington

Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është përjashtuar nga skuadra për ndeshjen e fundjavës në Premier League me Chelsean, dhe kjo ka nxitur reagimin e tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se është përpjekur gjithmonë që të japë vetë shembullin më të mirë për të rinjtë që u rritën në të gjitha skuadrat që ka përfaqësuar.

Ai ka deklaruar se tani për tani, e ndjen se duhet të vazhdojë të punojë shumë në Carrington, duke i mbështetur bashkëlojtarët dhe të jetë gati për gjithçka në çdo lojë të caktuar.

“Të dorëzohesh ndaj presionit nuk është një opsion. Nuk ka qenë kurrë. Ky është Manchester United dhe ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Së shpejti do të jemi sërish bashkë”, ka shkruar sulmuesi portugez.

Por, sipas tij, kjo nuk është gjithmonë e mundur dhe ndonjëherë “nxehtësia e momentit na bën më të mirën”.

“Fillova shumë i ri, shembujt e lojtarëve më të vjetër dhe më me përvojë ishin gjithmonë shumë të rëndësishëm për mua”, ka shkruar ai.

Sulmuesi portugez, ka thënë se, siç ka bërë gjithmonë gjatë karrierës së tij, përpiqet të jetojë dhe të luajë me respekt ndaj kolegëve, kundërshtarëve dhe trajnerëve të tij, e që kjo sipas tij, nuk ka ndryshuar.

“Unë nuk kam ndryshuar. Unë jam i njëjti person dhe i njëjti profesionist që kam luajtur për 20 vitet e fundit, duke luajtur futboll elitar dhe respekti ka luajtur gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm në procesin tim të vendimmarrjes”, ka shkruar tutje Ronaldo.

Vendimi i konfirmuar për përjashtimin e tij nga klubi të enjten, erdhi një ditë pasi Ronaldo ishte një zëvendësues i papërdorur për fitoren ndaj Tottenhamit, por u largua nga fusha para se të përfundonte ndeshja dhe më pas u largua edhe nga stadiumi.

Cristiano Ronaldo përjashtohet nga skuadra për ndeshjen e Man Utd me Chelsean

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika