Lufta në Ukrainë: Irani vendos ekspertë ushtarakë të dronëve në Krime

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev është goditur nga dronët kamikazë të hënën, dronë të vendosur nga Rusia por që Shtëpia e Bardhë beson se të njëjtit janë të prodhimit iranian

Mbetjet e një droni kamikazë iranian të rrëzuar nga ukrainasit

Irani ka vendosur ekspertë ushtarakë në Krimenë e pushtuar nga Rusia për të ndihmuar në nisjen e sulmeve me dronë në Ukrainë, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Kryeqyteti ukrainas, Kiev u godit nga dronët kamikazë të hënën, dronë të vendosur nga Rusia por që besohet se janë të prodhimit iranian.

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksione ndaj bizneseve dhe individëve iranianë që besohet të jenë përgjegjës për furnizimin e dronëve.

“Ne vlerësojmë se personeli ushtarak iranian ishte në terren në Krime dhe ndihmoi Rusinë në këto operacione,” u tha gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Një numër “relativisht i vogël” iranianësh po ofrojnë mbështetje teknike dhe rusët po pilotojnë dronët në Ukrainë, tha ai, transmeton BBC.

“Teherani tani është i angazhuar drejtpërdrejt në terren përmes ofrimit të armëve që po prekin civilët dhe infrastrukturën civile në Ukrainë”, tha Kirby gjersa theksoi se Shtetet e Bashkuara do të “ndjekin të gjitha mjetet” për të “ekspozuar, penguar dhe përballur me ofrimin e këtyre municioneve nga Irani kundër popullit ukrainas”.

Si po përdor Rusia dronët kamikazë në Ukrainë?

Ukraina identifikoi dronët e përdorur të hënën si armë iraniane “Shahed-136”.

Ata njihen si “dronët kamikazë” sepse janë shkatërruar në sulm. Të njëjtit janë quajtur sipas pilotëve luftarakë japonezë që fluturuan në misione vetëvrasëse përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rusia ka përdorur dronët dhe raketat për të goditur infrastrukturën rreth Ukrainës ditët e fundit, duke shkatërruar pothuajse një të tretën e termocentraleve të vendit që nga e hëna e javës së kaluar.

Si rezultat, kufizimet në përdorimin e energjisë elektrike u futën në Ukrainë për herë të parë të enjten.

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksione ndaj tre gjeneralëve iranianë dhe një firme armësh për shkak të përdorimit të avionëve iranianë nga Rusia për të sulmuar Ukrainën.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën për vendosjen e eksplozivëve në një digë kyçe në Ukrainën jugore.

Nëse hidrocentrali Kakhovka dëmtohet në mënyrë kritike, 80 qyteza dhe qytete mund të përmbyten dhe termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia mund të mbetet pa ujë për ftohje, tha Zelensky. Njëherit, mund të privojë gjithashtu të gjithë Ukrainën jugore, përfshirë Krimenë, nga furnizimi me ujë.

Shpërthime të shumta në Kiev, Ukraina raporton sulme me dronë kamikazë

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika