QUINT-i i shpreh shqetësim Vuçiqit për mundësinë e destabilizimit të situatës në rajon

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është takuar me Ambasadorët e vendeve të Quint-it, të cilët i kanë shprehur shqetësimin për përshkallëzim të mundshëm të stabilitetit në rajon, para përfundimit të afatit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS

Pamje nga takimi





Ambasadorët e vendeve të Quint-it kanë thënë të premten se në takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nëpërmjet një dokumenti i kanë shprehur shqetësimin për prishjen e mundshme të stabilitetit në rajon, para përfundimit të afatit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

“Ambasadorët i dorëzuan presidentit Vuçiq një dokument të përbashkët në të cilin shprehin shqetësimin e tyre për prishjen e mundshme të stabilitetit në rajon dhe në prag të afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në RKS”, thuhet në njoftimin e Presidencës serbe.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Sipas Presidencës serbe, edhe vetë presidenti, Vuçiq ka ndarë shqetësimet për tensionet e mundshme dhe ka thënë se Serbia është e përkushtuar për dialogun si “mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”.

Po ashtu, ai ka konsideruar se tensionet janë shkaktuar për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar para Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB), se qytetarët serb të Kosovës i kanë shndërruar targat e veturave mbi 90 për qind nga “KM” në “RKS”.

Më tej, Gërvalla ka treguar se afati për ndryshimin e targave nga “KM” në “RKS” do të përfundojë edhe dy javë, sepse sipas saj ato janë të paligjshme. Ajo ka shtuar se kjo është arsyeja pse “Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është duke kërcënuar me përshkallëzim të situatës në fund të muajit tetor”.

Vendet e Quintit janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuara, Italia, Franca dhe Gjermania. Ndërsa, afati për riregjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.





Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika