Blinken: Sekretarja Albright e kishte të përzemërt popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u është drejtuar të shtunën me një videoadresim, pjesëmarrësve në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë. Blinken ka thënë se ky Forum bashkon dy gjëra që Sekretarja Madeleine Albright i kishte të përzemërta: popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave

Fotoilustruese





Hapja e edicionit të parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili ka filluar të shtunën e 22 tetorit, në Prishtinë, u shoqërua me një videoadresim të veçantë, të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka falënderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për këtë organizim, dhe ka folur më shumë për sekretaren Madeleine Albright, duke i dhënë theks të veçantë dëshirave që ajo kishte për gratë dhe popullin e Kosovës.

Ai ka thënë se Osmani ka arritur t’i bashkojë dy gjëra që i kishte shumë të përzemërta Sekretarja Madeleine Albright, e që janë populli i Kosovës dhe fuqizimi i grave.

Sipas Blinken, Sekretarja Madeleine Albright, kur pyetej se çfarë e bën krenare gjatë shërbimit të saj, gjithmonë është drejtuar duke thënë, Kosova.

Tutje, Blinken ka thënë se Sekretarja Albright ka luftuar për angazhimin e grave në të gjitha aspektet e ndërtimit të paqes, vendimmarrjes dhe ka kërkuar ndryshim, në mënyrë që grave t’u jepej më shumë zë.

Znj.Albright ka inkurajuar edhe gratë kosovare, kur më 2005 kishte thënë se e ardhmja e vendit do të varet në një masë jo të vogël nga mundësitë që do t’u ofrohen grave të vendit.

“A do t’u jepet atyre një shans i barabartë për të shkëlqyer në klasë, për të pasur sukses në vendin e punës, për të ndjekur ëndrrat e tyre në çfarëdo fushe të angazhimit që mund të zgjedhin, të bëhen biznespersona ose mjekë, gazetare, programuese kompjuteri, madje në të ardhmen edhe presidente e kryeministre të Kosovës?”, këtë e ka cituar Blinken, duke potencuar se që nga ajo kohë, Kosova ka votuar dy gra presidente, respektivisht dy më shumë se Shtetet e Bashkuara.

Njashtu, Blinken ka përmendur edhe gratë iraniane me kauzën e tyre kundër shtypjes, sikurse edhe ato kubaneze, të cilat vazhdojnë të protestojnë duke bërë thirrje që regjimi t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe t’i plotësojë nevojat themelore të njerëzve.

Gjithashtu, me një videoadresim i është drejtuar Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e cila ka thënë se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar që gratë të mos mbesin jashtë agjendës së sigurisë së përgjithshme.

“Duhet të bëhemi bashkë për t’i diskutuar sfidat. Ne kemi bërë progres, por bota po ndryshon dhe luftërat po vazhdojnë. BE-ja gjithmonë ka qenë e bashkuar për t’i përfshirë gratë në agjendën e sigurimit”, ka thënë Metsola.

Njashtu, ajo ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për organizimin e Forumit, derisa ka thënë së shpreson që të dalë me këshilla konkrete për fuqizimin e grave.

 





Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika