Rreth 80 mijë njerëz në Berlin protestojnë kundër regjimit të Teheranit

Vazhdojnë protestat edhe pas një muaji nga vdekja e 22-vjeçares në Iran. Rreth 80 mijë demonstrues janë mbledhur në rrugët e Berlinit për shprehur pakënaqësinë kundër regjimit të Teheranit

Foto ilustrim

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në kryeqytetin e Gjermanisë të shtunën e 22 tetorit për të treguar solidaritet me protestuesit në Iran.

Policia e Berlinit ka thënë se rreth 80 mijë njerëz i ishin bashkuar demonstratës gjermane deri vonë pasdite.

Pjesëmarrësit mbanin flamuj iranianë dhe tabela që kritikonin liderët iranianë me titullin “Gratë, Jeta, Liria” në anglisht dhe gjermanisht.

Një nga folësit në protesta i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të dëbojë ambasadorët nga Teherani dhe të mos negociojë me liderin suprem Ali Khamenei, pasi “Republika Islamike nuk përfaqëson Iranin”.

Demonstrata, e organizuar nga kolektivi Woman, Life-Freedom, filloi në Kolonën e Fitores në parkun Tiergarten të Berlinit dhe vazhdoi si një marshim nëpër Berlinin qendror, raporton euronews.

Në Teheran, më shumë protesta antiqeveritare janë zhvilluar të shtunën në disa universitete. Lëvizja mbarëkombëtare në Iran u përqendrua fillimisht në hixhabin e detyrueshëm të vendit pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, ndërsa ishte në paraburgim nga policia e moralit.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika