Miratohet Strategjia Kombëtare e Sigurisë për vitet 2022-2027

E shoqëruar me polemikat e opozitës, Strategjia Kombëtare e Sigurisë për vitet 2022-2027 është miratuar në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës





Me 60 vota për, asnjë kundër dhe me një abstenim është miratuar Dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Kosovës të viteve 2022-2027 në seancën e 24 tetorit në Kuvendin e Kosovës.

Kritika të ashpra ka pasur opozita për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë, e cila është paraqitur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për ta votuar në Kuvend.

Drafin e kësaj strategjie, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e ka quajtur “draft mashtrues”.

“Ky draft ka karakter mashtrues në raport me votuesit tuaj, të cilëve për dy fushata rresht u keni premtuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka kërkuar nga kryeministri Kurti tërheqjen e dokumentit në fjalë. Sipas tij, strategjia e sigurisë e paraqitur në Kuvend është bosh.

“Unë e kam një lutje, një kërkesë, që ky dokument të hiqet, kryeministri dhe Këshilli i Sigurisë i Kosovës të sigurojë ekspertizë të lartë, të ketë në konsideratë zhvillimet globale, me theks të veçantë situatën në Ukrainë”, ka deklaruar Anton Quni.

Kritika për dokumentin e strategjisë kombëtare të sigurisë ka pasur edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili e kritikoi edhe kryeministrin Kurti, për mënyrën se si e ka paraqitur.

“Kryeministri nuk e prezantoi përmbajtjen e strategjisë, ai na tregoi për veprimet që i ka marrë në mbështetje të FSK-së. Përderisa strategjia e trajton një afat kohor pesëvjeçar”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke prezantuar  Strategjinë Kombëtare të Sigurisë për vitet 2022-2027, ka thënë se është e dyta me radhë që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Kreu i Qeverisë ka thënë se kjo është strategjia ombrellë e sigurisë së Kosovës, e cila paraqet mundësinë dhe vizionin për të ardhmen e vendit.

Ai ka thënë se me anë të kësaj strategjie, i është dhënë vëmendje e veçantë institucioneve të sigurisë.

“I kemi rritur 52 për qind buxhetin për forcën e sigurisë së  Kosovës, 63 milionë sa ishte vitin e kaluar, tashmë është 102 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhetin më të madh në historinë e forcës së sigurisë së Kosovës, duke e përafruar si shifër me vendet e NATO-s.

Opozita e kritikon dokumentin e Qeverisë për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika