PSD me aksion simbolik, vendosin një shportë me qershi para Qeverisë

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aktivitet simbolik para Qeverisë, duke vendosur një shportë më qershi

PSD me aksion simbolik

Aktivistët e Partisë Social Demokrate e kanë zhvilluar një aksion simbolik para dyerve të objektit të Qeverisë së Kosovës, ku e kanë vendosur një shportë me qershi.

Aktivistët e kësaj partie e kanë krahasuar kryeministrin e Kosovës me personazhin fiktiv të rrëfimeve popullore “Nastradinin”, në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Teuta Rusta nga kjo parti tha se kjo barcolet me qershi është tallje me hipokrizinë e Kurtit në dialogun me Serbinë.

May be an image of 1 person, strawberry and indoor

“Këtë aktivitet kemi vendosur të mos e shpjegojmë, kjo barcoletë me qershi është tallje me hipokrizinë, kjo hipokrizi përkon me dialogun edhe me krejt marrëveshjet që Kurti është duke i realizuar e për të cilat ka thënë që, ose do t’i rinegociojë, ose do t’i rrëzojë krejt”, tha ajo.

“Kjo është një fore e Nastradinit që ka thënë që qershiat s’duhet ngrënë se janë të prishura edhe i ka gjuajtur. Pas një kohe ka filluar të marrë secilën prej shportës së bërllokut, duke thënë se ndoshta kjo nuk është prekur prej bërllokut e në fakt që të gjitha janë të njëjta edhe nuk vyejnë gjë”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika