Kryeprokurori i Shtetit: Viktimave të dhunës do t’u mundësojmë proces të drejtë

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka deklaruar se viktimave të dhunës do t’u mundësohet proces të drejtë i gjykimit

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi





Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi me rastin e fillimit të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit, i ka falënderuar mediat dhe shoqërinë civile për kontributin e tyre në lidhje me rastet e dhunës  në përgjithësi dhe sidomos për ato seksuale.

“Ne misionin tonë për forcimin e shtetit ligjor, partnerë të veçantë kemi pasur dhe dëshirojmë t’i kemi mediat, të cilat dua t’i falënderoj për të gjitha ato raste të cilat i kanë hulumtuar dhe publikuar, ku shumë prej tyre janë bërë objekt i  hetimeve nga ana e institucionit të Prokurorit të Shtetit”, ka deklaruar Kelmendi.

Kelmendi është shprehur se me punën e tyre do t’ua mundësojnë të gjitha viktimave të dhunës proces të drejtë gjyqësor.

“Kështu ne do tua mundësojmë të gjithë viktimave një proces të drejtë dhe  do t’ju sigurojmë një jetë normale në frymën e paqes, lirisë dhe prosperitetit”, ka thënë ai.

 Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka dhënë detaje edhe për statistikat për ndihmën e dhënë nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave.

 “Dua të theksojë së vetëm gjatë nëntë mujorit të vitit 2022, Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka ofruar ndihmë për 2163 raste të viktimave të të gjitha kategorive.  Po ashtu mbrojtësit e viktimave kanë marrë pjesë në 2148 seanca gjyqësore dhe 578 seanca në prokurori”, ka deklaruar U.D së kryeprokurorit.

 Ai ka bërë të ditur se për shkak të rritjes rasteve të dhunimeve dhe ngacmimeve seksuale janë caktuar edhe prokurorë koordinator për veprat penale kundër integritetit seksual.





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika