Gërvalla: Serbia e ka zgjedhur ministër të jashtëm zëdhënësin e Millosheviqit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Serbisë për emërimin e Ivica Daçiqit, si ministër i jashtëm

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla





Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Serbisë, për emërimin si ministër të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili kohë më parë ishte zëdhënës i diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq.

Para të pranishmëve në Samitin e Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Prishtinë, Gërvalla tha se me emërimin e ish-zëdhënësit të Millosheviqit në pozita të larta shtetërore, jepet mesazhi se nuk ka progres por vetëm hapa prapa.

“Për pak ditë ministri i ri i jashtëm është Ivica Daçiq, ka qenë për 8 vjet zëdhënës i Millosheviqit, ka qenë periudha 1992-2000, gjatë gjenocidit. Të ia vësh politikën e jashtme atij personi, për ne në rajon kjo do të thotë se do të kthehemi prapa. Gjithmonë na thonë partnerët mos u ktheni në të kaluarën, nuk është problem ajo, është problem e tashmja e Serbisë”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla e ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian për qasjen toleruese ndaj Serbisë, derisa ka shtuar se ky shtet është i vetmi në Ballkan që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, por ka bashkëpunuar me të.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës u shpreh se Serbia nuk e ka për qëllim integrimin dhe përqafimin e vlerave politike evropiane, por sipas saj ka për qëllim vetëm t’i marrë fondet e BE-së.

“Nuk mund të hysh në një rajon ku nuk e ke përgatitur terrenin. Nuk ka kurrfarë dyshimi, ata e kanë vendosur ku përkasin, evropianët nuk po e kuptojnë se Serbia e ka vendosur që të largohet nga rruga evropiane. Nuk po e kuptojnë që Serbia nuk ka dëshirë që të bëhet pjesë e BE-së, po dëshiron fondet e BE-së, po kaq, nuk ka të bëjë me të ardhmen politike”, ka thënë ajo.

Gërvalla theksoi se ka pritur që pas bashkëpunimit të Rusisë dhe Serbisë, kësaj të fundit t’i ngrihej statusi i kandidatit për në BE, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.





Vuçiq dhe Daçiq në koalicion formojnë qeverinë e re serbe; Daçiq merr tri poste 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika