Miratohet draft-strategjia për menaxhimin e qenve endacakë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se është miratuar draft-strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacakë me ose pa pronar për periudhën kohore 2022-2028

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një konferencë për media





Të mërkurën në mbledhjen e 102-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar draft-strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacakë me ose pa pronar për periudhën kohore 2022-2028.

Kështu ka bërë të ditur edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Krasniqi ka thënë se ky vendim është marrë për shkak se situata e mirëqenies së kafshëve me ose pa pronar nuk është e mirë dhe se duhet të ketë një sistem stabil për të menaxhuar dinamikat.

“Strategjia përcakton masa dhe veprime të menjëhershme që duhet të ndërmarrin komunat dhe institucionet relevante për një periudhë kohore afatgjate, 22-28”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq për draft-konceptin për zgjedhjet lokale që është miratuar po ashtu në këtë mbledhje, ai ka thënë se në ndërkohë është themeluar komisioni Ad-hoc për reformën zgjedhore dhe se ka qenë strategjia për përmbajtjen e këtij dokumenti.

“Ky draft ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit të komunës, balotazhin, certifikimin e subjekteve politike, kriteret për tu zgjedhur kandidati”.

 

 





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika