Testimi i unazës së brendshme në Prishtinë, Musliu: Përdorni biçikletat, trotinetat dhe trafikun urban

Të premtën ka nisur testimi i tretë i qarkores njëkahëshe në Prishtinë, që pritet të vazhdojë edhe për dy ditë tjera. Lidhur me këtë çështje drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka folur në emisionin “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjin, që ka rekomanduar qytetarët të përdorin më shumë biçikletat, trotinetat dhe trafikun urban, për shkak të bllokimeve në disa pjesë të kryeqytetit

Ilirik Musliu, drejtori i Shërbimeve Publike





Nga mëngjesi i sotëm është duke u bërë testimi i tretë i qarkores njëkahëshe në Prishtinë. Kjo ka shkaktuar kolona të gjata dhe bllokim të komunikacionit në kryeqytet.

Në një bisedë telefonike në emisionin “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini, Ilirik Musliu, drejtori i Shërbimeve Publike, ka deklaruar se ekipet kanë dal në teren për të analizuar situatën para se të merret vendimi përfundimtar.

“Disa rrugë janë më të ngarkuara, kemi bllokime të disa pjesë, por ashtu siç ju kemi paralajmëruar testimi do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri tek vendimi final”, ka thënë Musliu.

Ai ka rekomanduar që gjatë këtyre ditëve të përdoren më shumë biçikletat, trotinetat dhe trafiku urban.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ky testim i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet do të jetë i fundit para se të merret vendimi përfundimtar.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika