Çeku reagon ndaj kërkesës së Petkoviq

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku,  ka reaguar ndaj Petar Petkoviq, drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pas kërkeses ndaj kësaj të fundit.

Petar Petkoviq i ka kërkuar Qeverisë të respektojë vendimin e Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit. Çeku ka thënë se Petkoviq duhet të fillojë ta njohë faktin që Kosova është shtet sovran dhe demokratik, përpara se të fillojë të bëjë kërkesa ndaj Kosovës.

“Instanca më e lartë ligjore? Po mendon Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës? Para se ta lejosh veten të bësh ndonjë kërkesë nga shteti ynë, të fillojmë me njohjen e fakteve në terren. Ju lutem përsëriteni pas meje: Kosova është një shtet sovran dhe demokratik”, ka thënë Çeku përmes një postim në Twitter.

 

Çeku ka gjithashtu një kërkesë. Ai ka kërkuar që Serbia të ndalë sulmet naj Policisë së Kosovës.

“Sygjerime shtesë: Kërkoni falje për gjenocidin e kryer (Kisha Ortodokse e Serbisë është e mirëseardhur t’ju bashkëngjitet), jepni informatat për personat e zhdukur me dhunë, paguani dëmet ekonomike, përfshirë shkatërrimin e më shumë se një mijë lokacioneve të trashëgimisë, ktheni artefaktet tona të vjedhura.

P.S ndalni sulmet terroriste ndaj policisë sonë”, ka shkruar Çeku.

Ky reagim i Çekut vjen pas komentimit të Petkoviq rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit.

 

 

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika