BE i bën thirrje Rusisë të anulojë pezullimin e marrëveshjes së grurit

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Rusisë për të anuluar pezullim e marrëveshjes së grurit, pasi eksportimi i drithërave nga portet e Ukrainës është i nevojshëm për të adresuar krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës

Ilustrim

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë të dielën që të anulojë vendimin e saj për t’u tërhequr nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila mundësoi eksportet e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi në mes të një krize globale ushqimore.

Rusia pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit, Ukraina e akuzon për “pretekst fallso”

“Vendimi i Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshjen e Detit të Zi vë në rrezik rrugën kryesore të eksportit të drithërave dhe plehrave shumë të nevojshme për të adresuar krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta e saj kundër Ukrainës ”, tha në Tëitter shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“BE-ja i kërkon Rusisë të (të ndryshojë) vendimin e saj”, ka shkruar Borrell.

Rusia ka pezulluar marrëveshjen e eksportit të grurit nën pretekstin e sulmeve të që kanë ndodhur ndaj anijeve në Krime.

Rusia akuzon Ukrainën për sulm masiv me dron në flotën e saj në Detin e Zi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika