Zgjedhjet në Brazil: Lula bën një rikthim mahnitës

Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, e ka mposhtur kundërkandidatin e tij, Jair Bolsonaro,, në një garë të ashpër për zgjedhjet presidenciale në Brazil

Përkrahësit e Lula-s në Brazil





Brazili ka marrë një kthesë ideologjike të majtë, pasi ish-presidenti, Luiz Inácio Lula da Silva, mundi në zgjedhjet presidenciale, presidentin aktual të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Lula fitoi 50.9% të votave, pas një fushate përçarëse nga dy rivalë të anëve të kundërta të spektrit politik, të cilët shkuan kokë më kokë në këto zgjedhje.

Kjo për qindje ishte e mjaftueshme për ta mposhtur Jair Bolsonaro-n, mbështetësit e të cilit, kishin qenë të sigurt për fitoren.

Por, përçarja që kanë nxjerrë në pah këto zgjedhje, nuk ka gjasa të zhduket.

Është një rikthim mahnitës për një politikan që nuk mundi të kandidonte në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2018, sepse ishte në burg dhe i ndalohej të kandidonte për postin.

Ai ishte shpallur fajtor për marrjen e ryshfetit nga një firmë ndërtimi braziliane, në këmbim të kontratave me kompaninë shtetërore të naftës braziliane Petrobras.

Lula kaloi 580 ditë në burg para se t’i anulohej dënimi dhe t’i rikthehej përplasjes politike.

“Ata u përpoqën të më varrosnin të gjallë dhe ja ku jam,” tha ai, duke nisur fjalimin e tij të fitores.





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika