Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, ka ndodhur një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës





Të martën e një nëntorit, ka ndodhur një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Portali Dukagjini, e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin  e ngjarjes.

Të njëjtit janë duke u marrë me rastin.

“Sot, në orët e mëngjesit në kilometrin e 38-të, të autostradës “Ibrahim Rugova”, është raportuar se ka ndodhur një vetaksident. Njësitet policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin”, ka thënë Kelani.

Lidhur me rastin, Kelani nuk ka dhënë detaje.

Ende nuk dihet se a ka ndonjë të lënduar.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e trafikut, duke parandaluar aksidentet.

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit, është raportuar një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas raportit policor, janë 22 raste të aksidenteve të trafikut me të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika