Psikologu Zeka: Ky rast dhe të tjerë tregojnë se jemi popull ku dhuna e ka vendin e saj

Sipas psikologut Zeka, dhuna është bartur në aspektin mjedisor dhe atë gjenetik në gjeneratë pas gjenerate

Psikologu Arbër Zeka





Psikologu, Arbër Zeka, ka thënë se rasti i keqtrajtimit ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të moshuarve ka treguar se jemi një popull, në të cilin, dhuna e ka vendin e saj.

I ftuar në “Debat Plus”, Zeka ka thënë se ndonëse nuk guxon si psikolog të gjykojë sjellje të tilla, dhuna është pjesë e identitetit dhe e njëjta, është gjenetike.

“Në aspektin psikologjik, ne nuk guxojmë të gjykojmë një sjellje të tillë sepse në mënyrë të drejtpërdrejt i arsyeton problemet si arrogance, problemet në personalitet ngase nëse ka probleme të tilla, mund të jenë probleme nga fëmijëria”, ka deklaruar Zeka, gjersa thekson se dhuna është bartur në aspektin mjedisor dhe atë gjenetik.

Krahas kësaj, ai thotë se qysh në faza të hershme, fëmijët mësohen që problemet mund të zgjidhen me dhunë.

“Ashtu i mësojmë fëmijët, që problemet mund të zgjidhe nme dhunë. Po shohim disa njerëz që nuk dinë të menaxhojnë një njeri me nevoja të veçanta, ngase jo rastësisht është në një shtëpi që është shtëpi ku i ofrohet ndihmë e caktuar personave me nevoja të veçanta”, ka deklaruar Zeka.

Zeka thotë se secili duhej të trajtojë probleme të tilla me psikolog, qofshin trauma të fëmijërisë dhe jo vetëm.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika