Reuters: Disa njësi policore në Kosovë po zgjasin turnet deri në 12 orë nga tetë normale për të kompensuar mungesën e oficerëve serbë

Agjencia e lajmeve Reuters në një artikull publikuar për situatën në Veri të Kosovës. Ka shkruar për serbët në veri të Kosovës të cilët shtunën vendosën të largoheshin nga postet e tyre në institucionet shtetërore, përfshirë qeverinë, policinë dhe gjykatat, për të protestuar ndaj urdhrit të Prishtinës që ata të fillojnë të përdorin targat e automjeteve të Kosovës.

Pas vendimit për bojkotim të institucioneve, policët zhveshin uniformat (VIDEO)

Pra, sa i përket zyrtarëve policorë të cilët janë larguar në postet e tyre, Reuters ka kontaktuar më një zyrtar nga ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës i cili foli në kushte anonimiteti, i tha Reuters se disa njësi policore po zgjasin turnet deri në 12 orë nga tetë normale për të kompensuar mungesën e oficerëve serbë.

Ndërkaq, Blerim Vela, shefi i shtabit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi në Twitter se Beogradi “po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës”.

Në Serbi, kryeministrja Ana Bërnabiq tha se qeveria e saj “qëndron pranë popullit tonë trim dhe krenar në Kosovë”.

Qeveria e Kosovës ka thënë se do të fillojë të shqiptojë gjoba këtë muaj për shoferët serbë që përdorin targa të vjetra të para-pavarësisë, dhe do të konfiskojë automjetet të cilave nuk u është ndryshuar numri i regjistrimit deri më 21 prill 2023.

Mbështetësit kryesorë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i kanë kërkuar Kurtit që të shtyjë zbatimin e vendimit të targave të veturave edhe për 10 muaj të tjerë, por ai ka refuzuar.

Kurti: Presidenti i Serbisë i ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët e evropianët

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika