Dimal Basha: Fajin për çfarëdo destabilizimi në veri duhet faturuar Serbisë, jo Qeverisë sonë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Dimal Basha, ka thënë se qëndrimet e opozitës në kuadër të zhvillimeve në veri të vendit janë jashtëzakonisht të dëmshme

Deputeti i VV-së, Dimal Basha





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Dimal Basha, ka thënë se qëndrimet e opozitës janë jashtëzakonisht të dëmshme dhe raportimet në media se gjoja serbët në veri i kanë bojkotuar institucionet, sepse sipas tij “kryeministri Kurti e ka refuzu kërkesën për 10 muaj”.

Sipas Bashës, serbët janë duke i bojkutuar institucionet sepse kanë marrë urdhër nga Vuçiqi, jo nga Amerika dhe se “refuzimi i kryeministrit nuk është për Amerikën, por për Vuçiqin, i cili vazhdimisht i lufton institucionet e Republikës dhe serbët që dojnë t’i respektojnë institucionet tona”.

“E treta, Opozita duhet ta kuptoj që kundërshtimi i vendimit të Qeverisë është refuzim i implementimit të marrëveshjes që vet e kanë nënshkruar, e që Serbia nuk e ka respektuar nga viti 2016! Tani po kërkoni me vazhdu që mos m’u respektu?!”, ka shkruar deputeti i LVV-së.

Basha ka theksuar se “fajin për çfarëdo destabilizimi në veri duhet faturuar Serbisë, jo Qeverisë sonë, sepse ne kemi policinë që po synon rend e ligj, kurse Serbia struktura paralele. Tani a ju duhet shpjegim shtesë se kush është destabilizuesi këtu?”

“Ju përveç që nuk po ndihmoni, edhe po na dëmtoni, sepse kur po i thoni Albinit zbrapsu, në fakt po i thoni Vuçiqit grahi!”.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika