Gashi për protestën në veri: Nuk do të ketë destabilizim

Ish-zëvëndësmininistri për Komunitete, Milazim Gashi, ka thënë se në protestën në veri nuk do të ketë destabilizim, dhe se "do të jetë një protestë e qetë"

Ish-zv.ministri për Komunitete, Milazim Gashi





Ish-zëvëndësmininistri për Komunitete, Milazim Gashi, gjatë një edicioni special në RTV Dukagjini, për situatën në veri ka thënë se “serbët janë të vetëdijshëm dhe se në përmbajtjen e tyre të brendshme nuk përmbajnë ndonjë rrezik për destabilizim të situatës”.

“Protesta do të kalojë e qetë dhe nuk do të ketë fare incidente, për shkak se ekziston një problem teknik që mund të shkojë deri në një zgjidhje e përafërt mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Gashi.

Ish-zëvëndësministri për Komunitete, Gashi ka theksuar se një rol të rëndësishëm në këtë situatë luajnë dhe NATO e KFOR-i.

Milazim Gashi ka theksuar angazhimin e këtyre forcave që nga korriku i këtij viti, dhe ka vlerësuar angazhimin e ShBA-së.





Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika