Bërnabiq: Serbët kërkojnë vetëm zbatimin e marrëveshjes së 10 prillit të 2013

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka komentuar protestat e serbëve në veri të Kosovës, ku sipas saj, serbët po kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, nga Beogradi, Prishtina dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, gati 10 vjet më parë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në lidhje me protestën e organizuar nga Lista Serbe në veri të Kosovës, ka thënë se serbët me anë të këtij tubimi kanë kërkuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel.

“Serbët kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, nga Beogradi, Prishtina dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, gati 10 vjet më parë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Gjatë ditës së diel, në në veri të Kosovës, respektivisht, në Mitrovicën Veriore, qytetarët serbë kanë protestuar. Kjo protestë vije një ditë pas dorëheqjes së përfaqësuesve serbë nga institucionet shtetërore të Kosovës.

Sipas kryeministres serbe, serbët kërkojnë vetëm zbatimin e marrëveshjes së 10 prillit të vitit 2013, në me të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika