Kurti zhvillon bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian, thotë se rikonfirmohet mbështetja e Italisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me minsitrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani. Në këtë bisedë, Kurti ka falënderuar Italinë për kontributin e saj rreth zhvillimit, demokracisë dhe sigurisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Anthony Tajani.

Në postimin e tij, kryeministri Kurti ka thënë se ministri Tajani e ka rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për paqen dhe sigurinë në mbarë Republikën e Kosovës.

“E falënderova për kontributin e Italisë në zhvillimin, demokracinë dhe sigurinë tonë dhe e informova për situatën aktuale”, ka shkruar Kurti.

 

Me ministrin italian ka zhvilluar bisedë telefionike dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili përmes një postimi, ka thënë se ia ka shpjeguar qëndrimet e Serbisë.

“I shpjegova z. Antonio Tajani qëndrimet e Serbisë, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë e Serbi, si edhe deri më tash, do të sillet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar obligimet dhe vendosmërinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilën Kosova e kërcënon me aktet e veprimet e njëanshme”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ndërsa, ministri Tajani për bisedën me Vuçiq-in, ka thënë se ka biseduar me presidentin serb për të riafirmuar përkushtimin e fortë për stabilitetin në Ballkan.

“Bisedova me presidentin serb, Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti, për të riafirmuar përkushtimin tonë të fortë për stabilitetin në Ballkan. Informova Palazzo Chigi. Ne mbështetemi në udhëheqjen e tyre që bën thirrje për moderim dhe kundër veprimeve të njëanshme. Italia është një aktor kryesor për paqen”, ka shkruar Tajani në Twitter.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika