Parandalohet një rast tjetër kontrabande në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën e shtatë nëntorit, në fshatin Kabash në drejtim të fshatit Smirë të Vitisë ka arrestuar të dyshuarin që voziste veturën pa targa dhe bënte kontranbandë me mallra

Policia e Kosovës-Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e Task-Forcës operative të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra.

“Dje, më 7 nëntor 2022, rreth orës 19:50, në fshatin Kabash në drejtim të fshatit Smirë është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues pa drita dhe pa targa, me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra”, thuhet në komunikatën për media

Tutje, Policia e Kosovës ka njoftuar se policia ka ndaluar automjetin të cilin e drejtonte i dyshuari, recidivist i veprave të kontrabandës me mallra.

“Ai është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Zhegër”, thuhet tutje në komunikatën për media.

“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur këta artikuj: 40 thasë me kikirikë të papërpunuar rreth 500 kg, 15 pako me rripa të brezit, 10 pako çanta të kraharorit, 3 pako me altoparlantë –bluetooth, 1 pako me mbajtëse të telefonave në veturë, 2 pako me aroma të ndryshme (shisha) dhe mallra të tjera që dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Mes të tjerash, thuhet se rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje.

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika