Osmani pret në takim shefin e EULEX-it

Presidentja Osmani ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in. Zyra e Presidencës ka njoftuar se Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë





Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është pritur në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se pjesë e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe bashkëpunimi i institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të shtunën e 5 nëntorit.

Pas takimit të mbajtur në Zveçan, ishte momenti pas deklaratës së një zyrtari policor serb, atëherë kur një pjesë tjetër e policëve serbë zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës për të treguar në mënyrë simbolike se bojkotimi tashmë po ndodhte.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Veprime të tilla, janë konsideruar si veprime të drejtuara nga Beogradi me qëllim të destabilizimit të sigurisë në vend nga ana e të parës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka deklaruar, përmes një postimi në Facebook, se autoritetet e Kosovës do të marrin hapa për të garantuar sigurinë publike dhe se kjo, do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

“Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe Policia e Kosovës është akt kundër demokracisë, sundimit të rendit e ligjit. Një veprim i tillë është bërë me presionin e pushtetit në Beograd. Qasja e tillë po u shkakton probleme serioze qytetarëve serbë në veri, të cilët po ndihen të rrezikuar nga veprimi i strukturave ilegale, të cilat synojnë destabilizimin”.

Krahas kësaj, ajo u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Serbia, për interesat e saj destablizuese ndaj Kosovës dhe rajonit.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika