Konjufca për planin franko-gjerman: Esenca e tij është që Serbia të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur rreth planit franko-gjerman, për të cilin, ka thënë se esenca e tij është që Serbia të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës, gjersa ka theksuar se plani ka tri principe kryesore dhe Kosova nuk e ka luksin të refuzojë një plan të tillë

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur rreth planit franko-gjerman, të martën në Klan Kosova, gjersa ka thënë se esenca e këtij plani është që Serbia të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës.

“Tash kur po e sheh që Serbia po afrohet një zgjidhje me Kosovën, me ç’rast bashkësitë ndërkombëtare më të fuqishme evropiane si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë pozicionimin e qartë. Do t’ia propozojnë Serbisë një plan, i cili në thelb nëse do ta përkthesh se çka i bie ai plan, është të heq dorë ndaj pretendimet e saj ndaj Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Tutje, Konjufca ka theksuar se baza e planit është e shëndoshë dhe ka tri principe kryesore, gjersa ka shtuar se prej shtatorit kur e ka parë këtë plan e ka menduar se Kosova nuk e ka luksin të, refuzojë atë.

“Baza e tij është një bazë e shëndoshë për ecje përpara, për arsye se aty është neni 2 i kësaj marrëveshjeje që është thelbi i kësaj marrëveshjeje. Që nga shtatori kur e kam parë mendoj se nuk e kemi luksin ta refuzojmë. Plani ndërtohet mbi tri principe: Është e drejta e barabartë mes shteteve, respektimi i sovranitetit reciprok dhe e drejta e palëve për vetëvendosje”, ka theksuar Konjufca.

Ndërsa, sipas Konjufcës, ky plan është një bazë e mirë për të zgjidhur relacionet mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika