Borrell: Xhandarmëria e karabinierëve ka zbarkuar sonte në Kosovë, për të përforcuar përkohësisht njësinë policore të EULEX-it

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka treguar se misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundimin e Ligjit EULEX, i janë dërguar trupa shtesë për ta përmbushur detyrën, e cila është garantimi i sigurisë në Kosovë


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës, pas bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga serbët lokalë, ai ka dërguar përforcime për Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit “EULEX”.

Borrell ka thënë se xhandarmëria e karabinierëve, e cila ka mbërritur në Kosovë, ka për qëllim përforcimin e përkohshëm të njësisë policore të EULEX-it, për ta menaxhuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

“Në këto kohë të tensionuara, Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar sigurinë. Xhandarmëria karabiniere ka zbarkuar sonte për të përforcuar përkohësisht njësinë policore të EUELX. EULEX-i do të vazhdojë të mbështesë një mjedis paqësor dhe të sigurt”, ka shkruar në Twitter, Josep Borrell.

Ndërsa, po bëhen katër ditë prej se komuniteti serb i ka braktisur institucionet e Kosovës në katër komunat veriore.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri tani kanë dhënë dorëheqje 578 zyrtarë të Policës së Kosovës në rajonin e Veriut nga radhët e komunitetit serb.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika