Polonia hap konsullatën në Kosovë

Qeveria e Polonisë dhe ajo e Kosovës kanë lidhur marrëveshje në formë të shkëmbimit të notave për vendosjen e marrëdhënieve konsullore

Ilustrim





Ministria e Punëve të Jashtme në Poloni ka njoftuar se Polonia për herë të parë ka hapur konsullatë në Kosovë.

Në një komunikatë për media nga ky dikaster është thënë se marrëveshja e arritur do t’u mundësojë qytetarëve polakë të kenë një nivel optimal të mbrojtjes konsullore në territorin e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme njofton se më tetë nëntor 2022, Qeveria e Republikës së Polonisë ka lidhur marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Kosovës në formë të shkëmbimit të notave për vendosjen e marrëdhënieve konsullore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, thuhet se Qeveria e Polonisë dhe ajo e Kosovës kanë lidhur marrëveshje në formë të shkëmbimit të notave për vendosjen e marrëdhënieve konsullore.

“Marrëveshja zbaton Rezolutën nr. 184/2022 të Këshillit të Ministrave të datës pesë shtator 2022 për vendosjen e marrëdhënieve konsullore ndërmjet Republikës së Polonisë dhe Republikës së Kosovës”, vijon njoftimi.

“Duke e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës me rezolutën e Këshillit të Ministrave të datës 26 shkurt 2008, Republika e Polonisë është përmbajtur nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe konsullore në të njëjtën kohë”.

Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, Polonia vazhdon t’i mbështesë të gjitha integrimet evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të japë kontributin e saj në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“Përfshirë përmes kontingjentit ushtarak polak si pjesë e KFOR-it dhe misionit policor të EULEX-it në Kosovë, në të cilin kemi qenë kontribuuesi më i madh për shumë vite”, thuhet në njoftim.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika