3 parimet e AAK-së për marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi, flet Time Kadrijaj

Plani franko-gjerman ka elemente të shtetësisë, sipas deputetes nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrija. Ajo ka thënë se duhet të ketë dhe garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja





Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka folur për planin franko-gjerman, për të cilin, ka thënë se ai ka disa nene, në të cilat ka elemente të shtetësisë.

“Meqenëse është një draft, këtu është lënë mundësia e negocimit në mes të palëve, por kryeministri Albin Kurti duhet të diskutojë dhe t’i qartësojë gjërat”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo ka thënë se liderit të AAK-së nuk ia ka dhënë as një kopje të draftit, por është diskutuar ajo çfarë ka treguar Ramush Haradinaj në zyrat e AAK-së.

“Kopje të [planit franko-gjerman] kësaj draft-marrëveshjeje nuk ka pasur as Haradinaj, por ne e kemi diskutuar se ka elemente të shtetësisë, dhe për paqartësitë kemi ngritur nevojën që duhet të diskutohet edhe me aleatët e Kosovës në mënyrë që të marrim garanci nga ta”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, AAK-ja për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë ka kritere që të ketë parime të qarta.

“Duhet të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, duhet të respektohet Kushtetua e Kosovës dhe organizimi i brendshëm dhe në fund duhet të jetë njohja reciproke”, ka deklaruar ajo, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.





Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika