Vranësira, reshje shiu dhe borë të shtunën në Kosovë

Ditën e shtunë të 12 nëntorit është parashikuar të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 6 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 13 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të shtunën e 12 nëntorit në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.

Gjatë orëve të mëngjesit pritet të ketë reshje shiu ndërsa më pas do të humbasin intensitet dhe teritor duke mbetur vetëm në zona të caktuara.

Në zonat malore priten reshje bore, njofton Meteo Kosova.

Era pritet të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme me shpejtësi prej 15 deri në 40 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika