Demolohet shkolla në Kamenicë, nxënësit mbajnë mësim në objektet e shkollave të mesme

400 nxënësit e shkollës fillore, “Fan Noli”, në Kamenicë janë duke vazhduar procesin mësimor tash e tri vite në objekte të huaja. Tri vite më parë instutucionet e arsimit vendosën që shkolla nuk i plotëson kushtet për mësim. Kjo shkoll tashmë është demoluar. Ata po presin dorën e shtetit për t’ju bërë një zgjidhje

Pamje nga shkolla “ Fan Noli”, Kamenicë

Pamja të jep përshtyjen e një objekti të rrënuar nga lufta, por e verteta është më ndryshe. Deri para tri vitesh, ky objekt ishte tempull i dijes, mirëpo sot nuk vizitohet më nga nxënësit.

Ndonës gjendet në qënder të Kamnicës, dhe vetëm pak metra larg nga komuna, ky objekt u la në duart të fatit

E mbi gjurmët e dijes, tashmë në këtë hapsirë kanë zënë vend kafshët.

Vendimi për ta lënë këtë object të shkatërruar erdhi nga dikasteri i Ministrisë, vetëm tri vite më parë.

Drejtori i shkollës fillore, “Fan Noli”, në Kamenicë, ka bërë të ditur për telvizionin se tash e tri vite, nxënësit po i vijojn mësimt në objektet e huaja.

Sipas tij rreth 400 nxënës klasët i ndajnë në dy shkollat e mesme në Kamenicë.

“Është viti i tretë shkollor që mësojmë nëpër objekte të huja shkollore. Ne i shfrytëzjmë shkollet e mesme objektet e  tyre për të vijuar mësimin. Aktualisht i kemi 391 nxënës në dy ciklet. Ka qenë shkollë e vetme fillore në Kamenicë dhe në atë periudhë kemi punuar në tri ndrrim në këto dy objekte. Derisa të bëhet shkolla e re ne do të vazhdojmë të vijojmë mësimet në shkollat  huaja”, ka thënë u.d i drejtorit të shkollës “ Fan Noli”, Kamenicë, Mustafa Arullani.

Për ndërtimin e një shkolle të re, u premtua edhe gjatë qeverisjes së kaluar.

“Ka qenë një vlerësim nga qeverisjet e kaluara se ajo shkolla si plotëson kushtet. Ne kemi shtyrë proceset përpara dhe jemi në procedurat e prokurimit. Ofrta për ndërtimin e saj është mbi dy million euro”, ka theksuar shef i Kabinetit të Kryetarit në Komunën e Kamenicës, Vaxhid Rexhepaj.

Ndërkohë, në vendin  e shkollës së vjetër,  pritet të ndërtohet shkolla e re, këtu të paktën kanë bërë të  ditur nga Komuna e Kamenicës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika