Zëvendëspresidenti turk: Bomba që vrau 6 persona në Stamboll u shpërthye nga një grua

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, ka thënë se autor i shpërthimit në sheshin Taksim të Stambollit, është një grua

Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi në Taksim të Stambollit





Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, ka deklaruar se autor i shpërthimit në sheshin Taksim të Stambollit, është një grua.

Shpërthimi që vrau të paktën gjashtë persona dhe plagosi rreth 81 persona të tjerë në Stamboll, është konsideruar si një sulm terrorist, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve Anadoulu.

“U konstatua se një femër sulmuese shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në pikën e sulmit. Kemi 81 të plagosur. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejt. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Oktay.

Ndryshe, pamjet në rrjetet sociale ku shihet momenti i shpërthimit në sheshin Taksim në Stamboll, jepnin indikacione se çanta e lënë në një stol, mund të ketë shkaktuar shpërthimin e bombës.

Sipas Erdogan, hetimet si për shefin e policisë së Stambollit, ashtu edhe për guvernatorin dhe për kamerat atje vazhdojnë.

“Më pas do të marrim vendimin tonë përfundimtar”, përfundoi ai.

Pamje nga sulmi në Stamboll, një grua dyshohet se e la çantën-bombë në një stol





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika