Natasha Pirc Musar zgjidhet presidente e Sllovenisë, krerët e Kosovës nisin urimet e para

Natasha Pirc Musar është zgjedhur presidente e Sllovenisë, të dielën e 13 nëntorit, duke marrë 53.89 për qind të votave

Natasha Pirc Musar





Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor, Natasha Pirc Musar është zgjedhur presidente e Sllovenisë, të dielën e 13 nëntorit, duke marrë 53.89 për qind të votave.

Siç raporton “Rtvslo”, Musar është bërë presidentja e parë grua në Slloveni, duke e lënë pas kundërkandidatin e saj, Anzhe Logar, me 46.11 për qind të votave.

Krerët e Kosovës tashmë ia kanë uruar fitoren presidentes Musar, ani pse ende nuk ka përfunduar numërimi i votave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa i ka uruar fitoren presidentes së re sllovene, ka thënë se “mezi pres të punoj ngushtë me ju për të ndërtuar partneritetin e palëkundur Kosovë-Slloveni”.

“Urime znj. Musar për fitoren tuaj sonte dhe duke u bërë presidentja e parë grua e Sllovenisë. Ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm, mezi pres të punoj ngushtë me ju për të ndërtuar partneritetin e palëkundur Kosovë-Slloveni, të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e uroi fituesen, duke thënë se “mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe”.

“Urime për Musar, gruaja e parë që zgjidhet Presidente e Republikës së Sllovenisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe, për të thelluar bashkëpunimin tonë ekonomik dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta si shtete demokratike të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit”, shkruan Kurti.

Natasha Pirc Musar do ta marrë zyrtarisht mandatin e saj më 22 dhjetor.

Ky mandat do të zgjasë për pesë vjetët e ardhshme.





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika