Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje në shumë mbi 19 milionë euro

Gjatë mbledhjes elektronike të Qeverisë së Kosovës, është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje në shumë prej mbi 19 milionë euro





Qeveria e Kosovës, të hënën e 14 nëntorit ka zhvilluar një mbledhje, në të cilën është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje në shumë prej mbi 19 milionë euro.

Kështu është bërë e ditur në njoftim nga zyra e kryeministrit, ku thuhet se këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria  e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, në shumën prej 19 milionë e 150 mijë e 34 euro”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, më 21 tetor kishte mbajtur mbledhje elektronike, ku i ka miratuar dy vendime për ndarjen e 19 milionë eurove, në kuadër të Pakos për Ringjalle Ekonomike.

Pesë milionë euro, Qeveria e Kosovës i ka ndarë në mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike.

“Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 €) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

14 milionë euro janë ndarë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, për likuiditetin familjar.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika