Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Reflektori”, të përfshirë 11 persona për narkotikë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka shënjestruar edhe një rast të ri të koduar "Reflektori", ku janë të përfshirë 11 persona për disa vepra penale

Prokuroria Speciale e Kosovës





Të martën, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj në takim me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, kanë shënjestruar një rast të ri me njëmbëdhjetë persona.

Ky rast është i koduar me emrin “Reflektori”.

“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin “Reflektori”, ku janë të përfshirë njëmbëdhjetë (11) persona, për veprën penale  ‘’Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika