LDK-ja e dorëzon në Kushtetuese ligjin për masat e përkohshme të produkteve bazë

Deputetët e LDK-së, Driton Selmanaj e Besian Mustafa e kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet bazë, i miratuar më 8 nëntor në Kuvendin e Kosovës





Të mërkurën e 16 nëntorit, deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj e Besian Mustafa, e kanë dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, raporton EO.

Ky projektligj është votuar më 8 nëntor në Kuvendin e Kosovës me 64 vota për. Por, është kundërshtuar nga opozita për shkak se sipas tyre bie ndesh me parimet e tregut të lirë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, njëherësh kryetari i Komisionit për Ekonomi, në lidhje me projektligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet bazë, kishte thënë se ky projektligj është më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm.

Sipas Shalës, në këtë projektligj është ndërhyrë ligjërisht dhe është në kundërshtim me parimet e tregut të lirë.

Ai ka thënë se duhet të ketë mekanizma që e vlerësojnë destabilizimin në treg dhe të ketë një sqarim ligjor, pastaj të dalë në diskutim publik.

Ndërsa, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se me vendosjen e çmimeve tavan do të bëhet ndërhyrja te bizneset e vogla.

“Do të përfitojnë vetëm bizneset e mëdha, e do të humbasin bizneset e vogla”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë po ashtu se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Ky projektligj ka nevojë për ndryshime substanciale, që të jetë i përshtatshëm për tregun e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky projektligj dëmton interesat e kompanive tregtare në Kosovë dhe dëmton ekonominë e lirë të tregut.

“Kufizimi i sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar, ndalimi i largimit nga shitja e produktit, caktimi i marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë”.

Këto janë disa nga masat e përkohshme mbrojtëse që do të vendosen në kuadër të ligjit për produktet themelore.

Ministria e Tregtisë jep detaje se cilat masa do të përfshihen në kuadër të ligjit për produktet bazë





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika