Presidentja Osmani pritet në takim nga Presidenti i Austrisë, e falënderon atë për mbështetjen e dhënë





Presidentja e Kosovës, është pritur në takim nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, të cilin e ka uruar për postin e marrë së fundmi.

Osmani ka shkruar në Facebook, se me presidentin austriak kanë biseduar për thellimin e  bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

“Pas vizitës zyrtare të vitit të kaluar, sot u prita sërish në një takim pune nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, në pallatin Hofburg në Vjenë, për të vazhduar diskutimet për partneritetin strategjik në mes të dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.

“Potencuam vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën”, ka vijuar ajo.

Osmani në fund e ka shprehur mirënjohjen e shtetit të Kosovës, për përkrahjen që e ka marrë nga Austria “për rrugën euroatlantike”.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika