Aksident mes një veture dhe kombi në Drenoc të Klinës, gjashtë persona të lënduar

Të mërkurën e 16 nëntorit rreth orës 17:20, në fshatin Drenoc të Klinës ka ndodhur një aksident, si pasojë e tij janë lënduar gjashtë persona. Personat e lënduar nga aksidenti janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor

Ilustrim





Në pasditën e të mërkurës ka ndodhur një aksident në fshatin Drenoc të Klinës, si pasojë janë lënduar gjashtë persona.

Këtë rast për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 dhe se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kombi dhe një veturë.

“Sot rreth orës 17:20, Policia është informuar se në fshatin Drenoc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kombi dhe një veturë, si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.





Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika