Musliu-Shoshi për Qeverinë: Kurrë nuk ka pasur më pak koordinim me ShBA-në

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka koordinim me partnerët ndërkombëtarë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi





Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mënyrën e komunikimit me ShBA-në.

Duke iu kundërpërgjigjur deputetit të LVV-së, Alban Bajrami tha se asnjëherë më parë nuk ka pasur koordinim më të vogël me ShBA-në se sa në qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Musliu-Shoshi, u shpreh se ShBA tashmë ka filluar t’i vendos sanksione Qeverisë së Kosovës duke ua ndaluar vizitat në vendin e tyre.

Për dallim nga zyrtarëve të pozitës, Musliu-Shoshi ka theksuar se një gjë e tillë nuk po u ndalohet zyrtarëve të partive opozitare të Kosovës.

“Vlerësoj që kurrë më pak koordinim institucionet tona nuk kanë pasur me ShBA dhe BE. Kemi një qeveri që merr vendime që nuk janë të koordinuar me faktorë ndërkombëtare, me faktor brenda vendit, dhe si rrjedhojë jemi ku jemi sot. ShBA ka filluar t’i fusin në sanksione kemi një qeveri që nuk udhëton në ShBA por opozita ka vizita në ShBA në departamentin e shtetit. Kemi një qeveri që është jotransparente”, ka deklaruar ajo.

Tutja, deputetja e PDK-së, ka thënë se Qeveria e Kosovës, nuk ka strategji të qartë për dialogun Kosovë-Serbi, derisa e ka kritikuar edhe për mungesë të transparencës.

“Nuk ka një strategji për dialogun, për marrë2veshjet që i nënshkruan, për marrëveshjet që i implementon. Kemi një plan franko-gjerman, ne kemi zyrtarë që tek vonë e japin si në mëdyshje që ekziston, si presidentja dhe kryeministri. Kemi një qeveri që është jotransparente sa i përket procesit të dialogut edhe për targat tek kur bëhet dëmi kërkojnë koordinim me opozitën por atëherë është vonë sepse dëmi është bërë”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Këto ditë, liderët e partive opozitare kanë udhëtuar dhe kanë zhvilluar në ShBA, derisa ambasadori i ShBA-së në Kosovës, kishte thënë se zyrtarët nga pushteti nuk do duhej të udhëtojnë jashtë vendit derisa ekziston ende kriza në veri.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika