Betohen nëntë deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës

Nga 10 deputetët e dorëhequr të Listës Serbe, nëntë nga ata zëvendësohen nga deputetët e së njëjtës parti, ndërsa i 10-ti zëvendësohet nga një tjetër deputet serb, mirëpo nuk i takon partisë Lista Serbe. Të njëjtit kanë dhënë betimin e tyre në seancën e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Listës Serbe japin betimin e tyre në Kuvendin e Kosovës

 

 

 

Nëntë deputetë të Listës Serbe janë regjistruar të enjten e 17 nëntorit si deputetë të rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga 10 deputetët e dorëhequr të Listës Serbe, nëntë nga ata zëvendësohen nga deputetët e së njëjtës parti, ndërsa i 10-ti zëvendësohet nga një tjetër deputet serb, mirëpo nuk i takon partisë Lista Serbe.

Deputetët e rinj janë betuar gjatë seancës së 17 nëntorit në Kuvendin e Kosovës.

Të shtunën e pesë nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Pos zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Njoftimi vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika