KQZ-ja cakton afatin e aplikimit për certifikimin e partive politike për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjitha subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri, se afati për aplikim për certifikimin e partive politike për këto zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundoj më 21 nëntor

KQZ





Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor 2022.

Tutje, KQZ-ja në njoftim ka thënë se kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Më 18 dhjetor, qytetarët e katër komunave në pjesën veriore të Kosovës do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor për kryetar të komunave. Kjo për shkak se kryetarët e deritashëm kanë dhënë dorëheqje.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika