Dhjetëra familje ndihmohen nga iniciativa “Barnatorja”

Edhe këtë javë sikurse javët tjera, iniciativa “Barnatorja” ka ndihmuar pacientët që trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të marrin medikamentet falas në barnatoren “MN Farm”, duke ndihmuar me një shumë prej më shumë se një mijë e 200 euro

Fotoilustrim





Se iniciativa “Barnatorja” ka bërë bujë dhe se rritja e inflacionit ka goditur shumë familje në Kosovë, kanë treguar radhët e gjata të qytetarëve që u krijuan vetëm për pak minuta për të përfituar nga kjo iniciativë.

Bashkëpunimi mes emisionit “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, ushtarëve të“Radar-it’ dhe MN Farm e cila gjendet në hyrje të QKUK-së në Prishtinë, çdo javë ju ofron mundësinë pacientëve që trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të marrin medikamentet falas.

Rrjedha e kësaj iniciative transmetohet drejtpërdrejt në RTV Dukagjini, ku të enjten e 17 Nëntorit, u ndihmuan dhjetëra pacientë që luftojnë me sëmundjen e kancerit dhe sëmundje të tjera.

Drejtuesja e emisionit “Radar” Edita Doli, kërkoi që kësaj iniciative t’i drejtohen për ndihmë të gjithë ata pacientë që kanë recetat e datës kur edhe realizohet “Barnatorja”.

“Do të jemi çdo javë këtu. Dëshirojmë që t’u dalim në ndihmë pacientëve që kanë nevojë urgjente. Ky është misioni ynë”, ka thënë Doli.

Ndërsa, pronarja e MN Farm, Majlinda Nushi, kërkoi që sa më shumë të përkrahet iniciativa “Barnatorja”, pasi sipas saj, janë shtuar rastet e familjeve që nuk po arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e medikamenteve.

“Siç po e shihni, kemi shumë raste që kanë nevojë për medikamente që kanë kosto shumë të lartë dhe shumica prej tyre janë raste sociale. Andaj, bëjë thirrje që sa më shumë të përkrahet kjo iniciativë, sepse ende ndoshta nuk e dim vlerën se sa shumë po ndihmohen njerëzit”, ka thënë Nushi.

Qytetarët që patën mundësi të shërbehen falas ishin mjaft falënderues për ndihmën dhe punën që po e bënë emisioni “Radar” në Radio Dukagjini.

Gjatë ditës së sotme, për medikamentet në ndihmë qytetarëve, janë paguar 1230.54 euro, MN Farm liron 10% të shumës. Iniciativa “Barnatorja”, realizohet një herë në javë, gjatë emisionit “Radar” në Radio Dukagjini.

 





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika