Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi, dyshohet se kreu krime lufte kundër popullsisë civile

Provat e siguruara nga hetimet dëshmojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri shtetas serb, së bashku me persona të tjerë, të forcave policore dhe ushtarake serbe, kishte marrë pjesë dhe njëherit, kishte kontribuar në kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohet

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës





Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar opinionin publik se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit me iniciale Ç.J, i nacionalitetit serb, me vendbanim në Serbi për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile’”.

Përmes një komunikate, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se i pandehuri Ç.J, akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar të vitit 1998 deri me 21 qershor të vitit 199 ka aplikuar masa torturimi ndaj civilëve, në Istog.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri Ç.J, akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar 1998 deri me 21 qershor 1999, në territorin e Komunës së Istogut, në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare ka aplikuar masat e torturimit ndaj personave civil, të dëmtuarve Z.M, N.F dhe N.C”, thuhet në njoftim gjersa theksohet se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme për të bazuar dyshimin.

Provat e siguruara dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me persona të tjerë, të forcave policore dhe ushtarake serbe, kishte marrë pjesë dhe njëherit, kishte kontribuar në kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohet.

Aktualisht, i njëjti gjendet në paraburgim deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika