Deputeti i Listës Guxo për gjendjen në shëndetësi: Faji nuk është jetim

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli për gjendjen aktuale në shëndetësi ka thënë se faji nuk mbetet jetim pasi siç thotë ai sipas meritave, duhet të ndahen edhe përgjegjësitë. Ai ka thënë se duhet të rriten kapacitetet menaxheriale në sektorin e shëndetësisë

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli





Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli në seancën e 18 nëntorit në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar gjendjen aktuale të sektorit të shëndetësisë.

Avdyli ka thënë se ka keqmenaxhim, paqartësi e po ashtu edhe shumë mungesa “e më e rëndësishmja edhe një ministër”.

“Për shëndetësinë ka pasur rezoluta, konferenca e diskutime por pa një zgjidhje për problemin që po vazhdon tash e dy dekada, nuk kemi arritur ta ndërtojmë një sistem funksional”, ka thënë Avdyli.

Ai ka thënë se për këtë gjendje faji nuk është jetim, pasi sipas tij “të gjitha partitë kanë pasur rastin të udhëheqin dhe të merren me sfidat në shëndetësi”, gjersa ka shtuar se sipas meritave duhet të ndahen edhe përgjegjësitë.

“Sipas meritave duhet të ndahen edhe përgjegjësitë. Këtë sektor e ka udhëhequr edhe VV për dy vite, duhet të ndahen edhe meritat edhe përgjegjësitë”, ka vijuar ai.

Ai ka përmendur se lajmi i mirë është që buxheti për shëndetësi ka rritje signifikante, pasi sipas tij, tani shëndetësia do të marrë kahje pozitive.

“Kemi kërkuar që shëndetësia të jetë prioritet, kemi lajme të mira. Më kujtohet që dikur në vitin 2017 kur flisnim për sigurime shëndetësore, sot i kemi 120 milionë euro më shumë për shëndetësi. Ky buxhet do të ndikojë në shtimin e pajisjeve mjekësore”.

Sipas tij, shëndetësisë i mungojnë menaxherë të duhur dhe se shëndetësia ka nevojë të kalojë nga veprimtaria shëndetësore në mbrojtje shëndetësore.

“Prandaj ne na duhet të rrisim kapacitetet menaxheriale në sektorin e shëndetësisë, sepse nuk po kemi mundësi të marrim ligjet e mira që do duhej të hartoheshin nga ministria e shëndetësisë dhe të vinin në Kuvend”.

Ndër të tjera ai ka thënë se mjekët largohen nga vendi për shkak të keqmenaxhimit dhe presioneve menaxheriale që ndodhin në këtë sektor.

 





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika