Trajkoviq: Vuçiq më frikësohet, po keqpërdor serbët e veriut

Rada Trajkoviq, ka thënë se kreun e ekzekutivit në Kosovë, Albin Kurti nuk e ka parë tash e 10 vjet dhe nuk kanë pasur fare komunikim

Rada Trajkoviq, politikane

Politikanja serbe Rada Trajkoviq thotë se akuzat e fundit ndaj saj nga Beogradi, që ndërlidhen me zëvendësimin e deputetëve serbë, nuk janë të argumentuara. Ajo thotë se kryeministrin Albin Kurti nuk e ka parë tash e 10 vjet dhe nuk kanë pasur fare komunikim.

“Ata shpikën tregimin me të cilën shkuan në të gjitha mediat shtetërore dhe ato që i kontrollon Vuçiq”, thotë Trajkoviq.

Qëllimi im, thotë ajo ka qenë të hyj në parlament dhe të zvogëloj ndikimin e Vuçiqit në Kosovë, pasiqë mendon se është i dëmshëm, jo i sinqertë dhe i keq.

Ajo shtoi se në baza ditore kërcënohet me likuidim fizik.

Të fundit nga rubrika