Arrestohet një person, dyshohet për lidhje intime me një 13 vjeçare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për veprën penale “Dhunim”. I arrestuari dyshohet se ka pas lidhje intime me një vajzë 13 vjeçare. Dhe marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjeçare është vepër penale

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Dhunim”.

I arrestuari 19 vjeçar dyshohet se ka pas lidhje intime me një vajzë 13 vjeçare.

E gjithë kjo nisi me 17 nëntor ku një e mitur është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj, pastaj me datë 17 nëntor në mëngjes e mitura është paraqitur në shkollë.

“Me date 17.11.2022, në orët e vona, një e mitur është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. Me datë 18.11.2022, ne mëngjes e mitura paraqitet ne shkollë, nga familjarët njoftohet policia se vajza  e raportuar si e zhdukur është paraqitë në shkollë”, thuhet në njoftim.

E mitura 13 vjecare në polici ka deklaruar se gjatë kohës sa ka qenë e zhddukur ka qendruar me një person i cili ishte 6 vjet më i vjetër se ajo dhe me të cilin kanë pas lidhje intime.

Dhe marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjecare është vepër penale.

“E mitura (13 vjeç) në polici ka deklaruar se gjate kohës sa ka qene e zhdukur (një natë)  ka qëndruar në shoqërim me një person të moshës madhore (19 Vjeç) me te cilin kanë pas lidhje intime, marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjeç është vepër penale , një veprim i tillë i plotëson elementet e veprës penale  “Dhunimi”,  andaj policia menjëherë ka filluar veprimet , e kane identifikuar  dhe arrestuar të dyshimtin  H.B. /19 vjeç”, thueht në njoftim.

Më tej i dyshuari pas shoqërimit në polici dhe në prezence të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare ka konfirmuar pohimet e viktimës që ka pas lidhje intime me viktimën.

Policia ka njoftuar se Me urdhër të Prokurorit kujdestar rasti cilësohet Dhunim dhe i dyshuari me vendim të Prokurorit kujdestar ndalohet në ndalim policor për 48 ore.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika