Serbët e dorëhequr nënshkruajnë kontrata në institucione paralele

Serbët e veriut të Kosovës kanë nisur të nënshkruajnë kontratat me institucionet paralele, ashtu siç kishte premtuar Qeveria e Serbisë. Këtë, ata janë parë duke e bërë edhe të premten, ditë në të cilën komuna paralele e Mitrovicës së Veriut ka qenë mjaft e frekuentuar. Organizata të shoqërisë civile në veri, tregojnë se serbët, pak ditë para hyrjes në fuqi të vendimit për targat, kanë nisur largimit e familjeve të tyre nga Kosova

Foto ilustrim

Po bën kontrollet e fundit të një kontratë të re pune që sapo ka nënshkruar.

Sikur kjo grua, edhe dhjetëra qytetarë serb, të cilët dhanë dorëheqje para pak ditësh nga puna në institucionet e Republikës së Kosovës, u panë teksa dilnin nga objekti i komunës paralele me kontrata pune.

Nënshkrimin e kontratave, e bëri vet të ditur zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Madje, u publikuan edhe fotografi të ceremonisë së nënshkrimit.

Gjatë paradites, interesimi i qytetarë u pa të jetë mjaft i lartë.

Bojkotimi i punës, asamblisti shqiptar në Zubin Potok, Sefer Veseli, tregon se ka bllokuar të gjitha proceset.

“Ne nuk kemi marrë pjesë më asnjëherë në takime atje, sepse nuk kemi me kënd të marrim pjesë sepse ata kanë dhënë dorëheqje. Kurse tash do të shohim a do të kthehen ata asamblistë, si kanë qenë ose a do t’i zëvendësojnë”, ka theksuar Veseli.

Në veri, dy ditë para implementimit të gjobave për targat ilegale, Veseli thotë se situata është e qetë.

“Njëher për njëher e qetë është situata, në heshtje. Në frikë po më duket janë të dyja palët. Ta shofim se çfarë do të bëhet”, ka shtuar ai.

Nga frika për incidente, Miodrag Marinkoviq nga organizata Casa, rrëfen se serbët kanë nisur t’i largojnë familjet.

“Atmosfera është e tensionuar dhe njerëzit janë në ankth se çfarë do të ndodhë më 21 nëntor. Është një ndjesi e pamundësisë që njerëzit të ndikojnë tek ata që marrin vendime. Unë i njoh disa persona që tashmë i kanë dërguar familjet e tyre në Serbi përkohësisht. Megjithatë, ngjarja e fundit, rikthimi i përfaqësuesve serb në Kuvendin, ka dhënë paksa shpresë”, ka thënë Marinkoviq.

Pak orë nga nisja e zbatimit të vendimit qeveritar, apartamentet e serbëve në komunat veriore janë mbushur me flamuj të Serbisë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika