Patëllxhanë, domate dhe gjizë- Fërgesa me shije mahnitëse

Fërgesa është një nga recetat më tradicionale shqiptare, por përgatitja e saj me patëllxhan, speca dhe gjizë do të ju mahnitë

Ilustrim

Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare.
E gatuar në mënyra të ndryshme në treva të ndryshme ajo shijon në mënyrë fantastike në të gjitha recetat e saj.

Më poshtë mund të lexoni një recetë unike dhe të veçantë të përgatitjes së fërgesës me patëllxhanë, një mrekulli e vërtetë.

Përbërësit që ju nevojiten për katër persona: 3-4 patëllxhanë, 3-4 kokrra domate, 4-5 lugë gjizë, 2-3 thelpinj hudhra (sasia sipas preferencës), 2 speca, vaj ulliri, pak gjalpë të freskët, kripë dhe piper.

Përgatitja

Udhëzohet të pastroni me ujë të rrjedhshëm patëllxhanët, domatet dhe specat. Patëllxhanët dhe specat prijini në rrathë të hollë ose në shirita.
Vendosni një tigan të madh në zjarr.

Ilustrim

Më pas udhëzohet të shtoni në të vajin e ullirit dhe specat.

Shtoni patëllxhanët e prerë dhe hudhrat e grira ose të shtypura dhe lërini bashkë të skuqen për pak duke i fërguar.

Domatet prijini në feta të vogla ose kubike. Sipas preferencës edhe mund t’i grini në formën e puresë.

Domatet e grira shtojini tek tigani ku janë patëllxhanët e specat.

Hidhni kripë dhe lërini të zjejnë derisa salca të jetë bërë e trashë dhe vaji ullirit të dalë në sipërfaqe.

Në këtë moment, fërgesën hiqeni nga zjarri, kalojeni në një tavë të vogël pjekjeje, hidhini gjizën fërgojini, spërkateni me pak piper dhe disa pika gjalpë të freskët dhe futeni në furrë për 7-8 minuta.

Ose një mënyrë tjetër është edhe që pasi hidhni gjizën vendoseni sërish në zjarr duke e lënë për 3-4 minuta duke e kaurdisur.

Ilustrim

Në disa krahina, përveç përbërësve më sipër fërgesës i shtohen edhe qepë të njoma ose djathë i thërrmuar në vend të gjizës.

Ilustrim

Fërgesën do të ishte mirë ta shërbeni të ngrohtë dhe ta shoqëroni me bukë të thekur, sallata të freskëta të stinës por edhe me byrekë të ndryshëm shtëpie.

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika