Rizvanolli takohet me Sveçlën dhe Sallahun, diskutojnë për luftimin e vjedhjeve të energjisë elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka udhëhequr takimin për luftimin e vjedhjeve të energjisë elektrike. Në këtë takim kanë marrë pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu e të tjerë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli (në mes), ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla(në të majtë) dhe zëvëndësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu(në të djathtë)





Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli të premten e 18 nëntorit ka udhëhequr takimin për luftimin e vjedhjeve të energjisë elektrike ku kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, përfaqësues të Zyrës së Prokurorit të Shtetit, Policisë së Kosovës si dhe Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS).

“Ministrja Rizvanolli ka thirrur këtë takim me qëllim të koordinimit ndërinstitucional për shmangien e humbjeve komerciale në shpërndarje të energjisë elektrike, apo vjedhjeve të energjisë elektrike. Sipas raportit vjetor të ZRrE-së, këto humbje në vitin 2021 kanë qenë 6.16% apo 386 GWh”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje në komunikatën për media thuhet se “me çmimet e importit të energjisë elektrike që pritet të mbretërojnë gjatë muajve në vijim, vazhdimi i një trendi të tillë të humbjeve komerciale mund t’i kushtojë vendit (konsumatorëve dhe buxhetit) më se 100 milionë euro gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit”.

Njoftohet se ministrja Rizvanolli u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse për siguri dhe sundim të ligjit konform kompetencave të tyre ligjore, që duke pasur parasysh krizën energjetike në vend, të trajtojnë parandalimin dhe luftimin e vjedhjeve të energjisë elektrike, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme dhe të qëndrueshëm të furnizimit me energji në Kosovë.

“Gjatë takimit, ministri Sveçla ka potencuar që: “Luftimi i vjedhjeve të energjisë elektrike është temë jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, pasi ngjarjet globale patjetër që ndikojnë në sigurinë energjetike, dhe energjia në siguri të vendit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi stabilitet energjetik, pasi është parakusht për stabilitet të sigurisë kombëtare.”

Ndërsa Këshilli Gjyqësor, Zyra e Prokurorit të Shtetit e Policia e Kosovës kanë shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim rreth trajtimit të luftimit të vjedhjes së energjisë me prioritet të lartë.

Në komunikatën për media thuhet se pas takimit fillestar për koordinim, do të mbahen takime të radhës teknike për hartimin e planit të veprimit e për të identifikuar mënyrat specifike se si mund të luftohen vjedhjet e energjisë nga të gjitha institucionet relevante.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika