Tahiri: VV është në mbrojtje të krimeve

PDK thotë se nuk do të votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare nëse nuk votohet komisioni hetimor për energjinë andaj sipas Abelard Tahirit partia në pushtet po mbron krimin

Kritika të ashpra ka pasur Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në drejtim të deputetëve të pozitës.

Ai ka përsëritur se opozitës po i ndalohen të drejtat e tyre kushtetuese për themelimin e komisionit hetimor për energji.

Me 40 nënshkrimet e siguruara, sipas Tahirit, Kuvendi obligohet që ta miratojë kërkesën e tyre.

Ai ka akuzuar Shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusarin dhe partinë e saj se po i mbrojnë krimet që, sipas tij, kanë ndodhur në energji.

“VV dhe zonja Kusari janë në mbrojtje të të gjitha krimeve që ne po pretendojmë që kanë ndodhur në atë periudhe. Ne po e këkojmë hetimin e punësimit në KEK, ne po kërkojmë punë të detajuar nga ZRrE që ka ngritur çmimet. Është fatkeqësi që s’ka reagime nga Qeveria. Ata thonë se nuk e respektojmë vendimin e gjyktatës, ata meritojnë menjëherë shkarkimin”, ka thënë ai.

Tahiri, ka ripërsëritur se nuk do të votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, nëse nuk votohet komisioni.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika